Misteri i flokëve të David Beckham!

  • 14 May 2020 - 20:45
 Misteri i flokëve të David Beckham!

David Beckham, ditë më parë u fotografua nga paparazzet në një gjendje jo edhe të mirë.

Atij i mungonin flokët dhe dukej se kishte renë në peshë, ndërsa sot ai duket më ndryshe, shkruan The Sun.

Në një video të publikuar ai u pa me flokët si zakonisht. Legjenda e futbollit kalon nëpër një fushë teksa buzëqesh në kamerë me flokë të trasha ngjyrë të errëta.

Ndërsa më vonë, David publikoi një fotografi tjetër në Instagram me kapuç në kokë. ‘Ai shkroi në foto: ‘E këndshme për të dalë jashtë në mëngjes… Pastaj për disa ëmbëlsira me filxhan me lëng limoni ‘.

Vetëm tre ditë më parë, ylli doli në dyqane në Land Roverin e tij klasik me vajzën Harper – dhe u pa pa flokë, sipas mediave të huaja dyshohet se David  do të bëjë një transplant flokësh.

Rikujtojmë se ylli i futbollit festoi ditëlindjen e tij të 45-të në fillim të këtij muaji.

(Kosova Sot Online)