Cilat janë dy tiparet kryesore që Kiara Tito sheh tek një person?

  • 14 May 2020 - 21:21
Cilat janë dy tiparet kryesore që Kiara Tito sheh tek një person?

Kiara Tito ndan poza të ndryshme në llogarinë e saj në ‘Instagram’, megjithatë së fundmi duket se ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj me anë të disa postimeve në ‘Instastory’.

“Si ia bën me negativitetin?”, ka shkruar një prej ndjekësve, të cilit Kiara i është përgjigjur duke pohuar: “Kam mësuar të  largoj nga vetja njerëz dhe çdo gjë që më përcjell negativitet. Mendoj se çdo njeri e ka intuitën dhe arrin të kuptojë se çfarë e bën të ndihet keq. Thjesht shmange dhe vazhdo me jetën tënde”. Ndërsa një fans tjetër i Titos e ka pyetur se cilat janë tiparet që moderatorja vlerëson më shumë tek një njeri. “Përgjegjësia personale për veprimet e tyre dhe ku janë me jetën e tyre. Sensi i humorit”, ka shkruar Kiara krah postimit në ‘Instastory’.

Gjatë këtyre ditëve Tito ka qenë mjaft aktive me postimet e ndryshme në ‘Instagram’, ku ka treguar se ka studiuar çdo cep të shtëpisë për të kapur pozën ideale. Pak kohë më parë ajo tregoi se shumë shpejt do të vinte me një spektakël rreth modës, por situatat e vështirë në vend e bëri që të shtyhej për një moment tjetër.

(Kosova Sot Online)