Katy Perry shfaqet e zhveshur me barkun e rrumbullakosur në videon e këngës së re

  • 15 May 2020 - 16:41
Katy Perry shfaqet e zhveshur me barkun e rrumbullakosur në videon e këngës së re

Katy Perry ka publikuar ‘Daisies’, këngën e parë të albumit të ardhshëm që po sjell.

Katy Perry është rikthyer në muzikë. Këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re, me anë të së cilës ka lajmëruar se po sjell edhe albumin e saj të pestë, i cili del më 15 gusht të këtij viti.

E mes gjithë këtyre të rejave, artistja është edhe shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë me aktorin Orlando Bloom.

Këngëtarja është shfaqur me barkun e rrumbullakosur edhe në videoklipin e saj më të ri, atë të këngës ‘Daisies’, ku shihet edhe e gjitha e zhveshur duke shpalosur barkun.

“Unë e shkrova këtë këngë disa muaj më parë si një thirrje për të qëndruar e vërtetë për rrugën që keni caktuar për veten tuaj, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët. Kohët e fundit, kjo ka marrë një kuptim të ri për mua, në dritën e asaj që po përjeton e gjithë bota”, ka shkruar Perry në prezantimin e këngës.

(Kosova Sot Online)