“Do të çoj tek e ëma jote për 6 muaj”- Mërzitet me të dashurën në shtëpi, këngëtari tregon se çfarë do bëjë me të pas karantine

  • 15 May 2020 - 16:45
“Do të çoj tek e ëma jote për 6 muaj”- Mërzitet me të dashurën në shtëpi, këngëtari tregon se çfarë do bëjë me të pas karantine

Karantinimi ka detyruar çiftet të qëndrojnë më shumë sesa e kishin imagjinuar bashkë. Dhe koha e gjatë që kanë qëndruar së bashku i kanë mërzitur disa prej tyre.

Mes tyre është edhe këngëtari Klajdi Haruni, i cili me anë të një statusi tregon se është mërzitur nga qëndrimi në shtëpi me partneren.

Ai shprehet se pas karantine do e dërgojë tek nëna e saj mënyrë që të ketë mundësi për të qëndruar vetëm.

“Zemër çfarë do bëjmë kur të mbarojë karantina. Do të të çoj 6 muaj tek jot’ëmë  se e ka marrë malli,”- ka shkruar Klajdi.

Ndërsa shton mes batutave dhe humorit: “Për mall më shumë ë”

Këngëtari është shumë i rezervuar për jetën e tij private.

Më shumë se një vit më parë, ai pranoi se është në një lidhje por nuk dihen shumë detaje dhe nëse ajo vazhdon të jetë pranë tij.

Image

(Kosova Sot Online)