“Duam të të shohim me vello të bardhë”- Ja si përgjigjet Fifi: Jam dashruar në kohën e gabuar. Zbulon djalin me të cilin dëshiron të kalojë karantinën

  • 15 May 2020 - 16:46
“Duam të të shohim me vello të bardhë”- Ja si përgjigjet Fifi: Jam dashruar në kohën e gabuar. Zbulon djalin me të cilin dëshiron të kalojë karantinën

Fifi është shumë e hapur kur bëhet fjalë për jetën e saj personale. Së fundmi, këngëtarja ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e saj të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme përsa i përket çështjeve private.

Një prej tyre ka shprehur dëshirën për ta parë Fifin me vello dhe të bëjë dasmë.

Por këngëtarja është përgjigjur se duhet të presë shumë kohë.

“Paske për të pritur gjatë zemër”– i kthehet Fifi ndjekëses, duke hedhur poshtë çdo mundësi për të martesë të afërt.

Një tjetër ndjekës e ka pyetur këngëtaren se më ke dëshiron ti kalojë ditët e karantimit dhe ajo iu ëhstë përgjigjur duke publikuar foton e nipitë të saj.

Të shumta ishin ngacmimet për çështjet sentimetale të këngëtares.

Ajo refuzoi të japë një përgjigje nëse aktualisht është e lidhur apo jo, por më parë ka pranuar se është e dashuruar por bëhet fjalë për një dashur të pamundur.

“Jo.. jam dashuruar me njerin e duhur në kohën e gabuar,”– u shpreh Fifi, ndërsa u pyet nëse ka zgjedhur përsonin e gabuar për të dashur.

Ndërsa një tjetër ndjekës i shkroi nëse ekziston dashuria në distancë.

“Për njerëz të fortë po, për njerëz që nuk e dinë se çfarë duan nga jeta, jo”- tha Fifi.

Nuk e dimë nëse ky ishte një kunj për të pasi pak kohë më parë këngëtarja duket se zbuloi emrin e dashurisë së saj të pamundur.

Një postim i saj e nxorri zbuluar Fifin. Në një dedikim personal në Instagram, këngëtarja i ka bërë tag emrin.

Edhe pse u mundua ti fshehë emrin, ai u zbulua. Bëhet fjalë për një djalë shqiptar që jeton në Gjermani të quajtur Xhuljo Tabaku.

Vetë këngëtarja s’ka reaguar ende dhe mbetet për  tu konfirmuar nëse është Xhuljo dashuria e saj e pamundur.

(Kosova Sot Online)