Gresa Behluli tani me video nga kuzhina, sjellin bashkë me motrën recetë për biskota

  • 15 May 2020 - 17:46
 Gresa Behluli tani me video nga kuzhina, sjellin bashkë me motrën recetë për biskota

Përkundër situatës me virusin Covid-19 kur të gjitha aktivitetet kulturore dhe artistike kanë pushuar, Gresa Behluli ka gjetur një mënyrë të qëndrojë më afër fansave të saj.

Këngëtarja e njohur ka vendosur të ndajë me publikun detaje nga jeta dhe ambientet e saj private duke publikuar një video në kuzhinën e saj.

Në këtë video pesë minutëshe Gresa shfaqet së bashku me motrën e saj Agnesën dhe të dyja së bashku përgatisin biskota me tërshërë.

Gresa gjersa përgatit biskotat zbulon edhe recetën e saj për  publikun duke dhënë instruksione me detaje.

Ndryshe, këngëtarja gjatë kohës së pandemisë i ka kushtuar rëndësi edhe daljes në natyrë. Së bashku me nënën, bilbilin e këngës shqipe, Shkurte Fejza dhe familjarë të tjerë ata kanë qëndruar në fshatin Mushtisht duke kaluar shumë kohë në natyrë.

(Kosova Sot Online)