“Nuk e keni idenë”, Karantina e bën Almeda Abazin të ndjejë mall të papërshkrueshëm për Shqipërinë

  • 15 May 2020 - 21:51
“Nuk e keni idenë”, Karantina e bën Almeda Abazin të ndjejë mall të papërshkrueshëm për Shqipërinë

Megjithëse prej vitesh jeton në Turqi, aktorja Almeda Abazi nuk e harron asnjëherë vendin e saj.

Madje, ajo vjen thuajse çdo vit për të takuar gjyshërit dhe çmallet disa ditë me ta në qytetin e saj të lindjes, Tiranën.

Mirëpo, emergjenca Covid-19 e ka detyruar Almedën si të gjithë që të mbyllet në shtëpi, në pamundësi për të takuar personat e saj të dashur.

Duket se ditët e izolimit e kanë bërë aktoren të ndjejë mall të papërshkrueshëm për Shqipërinë, siç tregon për ndjekësit e saj në InstaStory.

Almeda shprehet se gjyshërit e saj i ka marrë malli për të voglin Efehan dhe se gjëja e parë që do të bëjë në përfundim të karantinës është të kthehet në Shqipëri.

“A do i kaloje pushimet në Shqipëri nëse do të hapeshin kufijtë?”- e pyet një ndjekës, ndërsa aktorja ia kthen:

“Menjëherëëëëë! Nuk e keni idenë sa do të doja të isha në Shqipëri këto kohë! Gjyshërit i ka marrë malli për Efe!”- shkruan Almeda, e cila gjithashtu shton se gjëja e parë që do të bëjë pas karantinës është të vizitojë Shqipërinë.

(Kosova Sot Online)