Teze Era i shpreh fjalët më të ëmbla të dashurisë mbesës Renee në 5 vjetorin e lindjes!

  • 15 May 2020 - 22:43
Teze Era i shpreh fjalët më të ëmbla të dashurisë mbesës Renee në 5 vjetorin e lindjes!

Në 5 vjetorin e lindjes, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i organizuan vogëlushes Renee festën më të bukur të ditëlindjes.

Pamjet nga festa u shpërndanë në rrjet, ndërsa në këtë gëzim nuk mund të mungonte tezja e Renee-s, Era Isrefi.

Ajo ka festuar me të voglën në ditën e saj speciale dhe nuk ka harruar ta urojë publikisht në llogarinë e saj në Instagram.

Era ka ndarë foto nga ditëlindja, ku ka pozuar me mbesën e saj me të cilën duket se ka një lidhje të veçantë.

“Urime ditëlindja e 5-të zemra e Ejës edhe mamit! Të duam shumë dhe jemi me fat që të kemi.”- janë fjalët e këngëtares në një foto me Renee-n dhe Norën.

Gjithashtu, në një tjetër foto, Era ka pozuar duke e puthur mbesën e saj, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Ditëlindja e 5-të. Të dua”

Sigurisht që nuk kishte sesi të vononte më gjatë edhe urimi i Norës, e cila ende nuk e beson që e vogla e saj është rritur kaq shumë.

“Urime ditlindja dashuria e jetes mamit ♥ë spo m’besohet qe i ke mbushe 5 vjet sotfaleminderit zot per dhuraten ma t’bukur qe ekziston. Nuk kisha dite me kerku ma shume. My perfect little person ♥ë♥ë♥ë♥ë”- shkruan Nora krahas fotove nga festa e ditëlindjes.

Kjo është ditëlindja e parë e Renee-s me prindërit e ndarë, mirëpo çifti është kujdesur që vogëlushja të mos e vërejë fare këtë detaj, duke i organizuar së bashku një festë që e ka bërë shumë të lumtur.

(Kosova Sot Online)