Sonte mbahet finalja e 'Eurovision: Europe Shine A Light'

  • 16 May 2020 - 12:54
Sonte mbahet finalja e 'Eurovision: Europe Shine A Light'

“Eurovision: Europe Shine A Light” do të transmetohet në vend të finales së madhe të “Eurovisionit”.

Transmetuesit e shërbimit publik nga mbi 40 vende do të transmetojnë shfaqjen.

Përveç 41 garuesve të këtij viti, në shfaqje do të përfshihen edhe artistë nga pjesëmarrja në vitet e kaluara në “Eurovision”.

Artistët gjithashtu do të bashkohen nga vendet e tyre në Evropë për të kënduar “Love Shine A Light”.

Do të performojnë edhe fitues të viteve të kaluara të festivalit, ndërsa do të ekzekutohet edhe një pikë nga Orkestra Filharmonike e Roterdamit.

Në shfaqje përfshihen edhe fansat nga e gjithë Evropa, ndërsa transmetimi pritet që të zgjasë 2 orë. Ai përcillet në kanalin zyrtar të “Eurovisionit” në YouTube nga ora 21:00.

Festivali “Eurovision” u anulua për shkak të përhapjes së pandemisë, ai këtë vit planifikohej të organizohej në Holandë.

Kujtojmë se Shqipëria përfaqësohet nga Arilena Ara me këngën “Fall From the Sky”, të cilës para pak ditësh ia solli edhe videoklipin.

(Kosova Sot Online)