Dasmë në kohë koronavirusi, aktorja turke martohet me futbollistin

  • 16 May 2020 - 14:53
Dasmë në kohë koronavirusi, aktorja turke martohet me futbollistin

Aktorja turke Silan Makal është kurorëzuar në martesë në një kohë pandemie nga koronavirusi. Aktorja ka vendosur të mos e shtyjë datën e dasmës, por të martohet me partnerin e saj, futbollistin Sener Ozbayrakli. Çifti mbajtën një dasmë ku të ftuar ishin vetëm familjarët dhe nusja kishte vendosur maskë.

Aktorja dukej shumë elegante me fustanin e bardhë teksa preferoi të mbante një look të thjeshtë për flokët dhe makjazhin. Silan Makal nuk është shumë e njohur në Shqipëri, por në Turqi ajo është e famshme për rolin në serialin “Yeni Gelin”. Aktorja Silan Makal dhe futbollisti i Gallatasarajit, Sener Ozbayrakli kanë vite së bashku. Ata planifikojnë të mbajnë një tjetër dasmë në verë nëse pandemia e koronavirusit mbaron.

(Kosova Sot Online)