Vetëm 2 vjeç, Stormi ka që tani një llogari personale në Instagram

  • 16 May 2020 - 15:04
Vetëm 2 vjeç, Stormi ka që tani një llogari personale në Instagram

Vogëlushja më e famshme e momentit, vajza e Kylie Jenner dhe Travis Scott, ka që tani një llogari personale në Instgram.

Stormi Webster ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me ëmbëlsinë dhe sjelljet e saj, duke u kthyer në fëmijën më të komentuar të momentit në mbarë botën.

Hapat e saj drejt famës kanë nisur herët, ndaj Kylie dhe Travis kanë menduar t’i hapin 2 vjeçares një llogari në Instagram.

Profili i saj mban emrin “Stormi” dhe deri tani ndiqet nga Travis, Kendall dhe Khloe.

Megjithatë, miliarderja ka vendosur t’ia mbajë të voglës profilin privat dhe nuk mund të shohim dot 6 fotot e publikuara.

Vetëm pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit video e Stormit me sfidën për të mos i prekur çokollatat derisa e ëma të kthehej.

2 vjeçarja priti derisa Kylie u kthye sërish, për të ngrënë çokollatat e saj dhe zemrat tona u shkrinë totalisht!

Image

(Kosova Sot Online)