Vitet kalojnë, Bleona Qeretin edhe më shumë e zbukurojnë

  • 17 May 2020 - 18:25
Vitet kalojnë, Bleona Qeretin edhe më shumë e zbukurojnë

Ylli i muzikës Bleona Qereti ditë më parë ka festuar  ditëlindjen, më në formë se asnjëherë, meqë rast është suprizuar nga familajrët dhe miqtë e saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Mes shumë urimeve nga fansat, miqtë dhe kolegët, Bleona ka marrë edhe një dhuratë shumë të veçantë nga prindërit e saj.

Image

Dy prindërit e saj, Oli dhe Nazmiu i kanë bërë dhuratë këngëtares një tortë, e cila ishte dizajnuar në formën e yllit të “Walk of Fame”, ku në mes gjendej fotografia e Bleonës.

Në tortën e ditëlinjes ishin të vendosur dy qirinj që formojnë numrin 35, e që tregojnë moshën e këngëtares.

Image

Bleona ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social disa fotografi nga befasia e këndshme që i bënë prindërit, duke i falënderuar përzemërisht ata.

“Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë time për heronjtë e mi Oli Qereti dhe Nazmi Qereti, për këtë dhuratë të mrekullueshme…faleminderit për gjithçka që bëni dhe gjithçka që jeni! Një ditë ….. do të jetë e vërtetë”, kanë qenë fjalët e këngëtares nga Shqipëria në mbishkrimin e fotografive.

Krahas këtij postimi, ajo mori edhe shumë urime të tjera nga ndjekësit e saj në hapësirën për komente.

 
 
Image

 

Këngëtarja  ka festuar në një mënyrë të veçantë duke pozuar tek shtegu i famës në Hollywood.

E veshur e tëra në të kuqe, Bleona mbante në duar një torte teksa dukej e lumtur.

“Faleminderit te gjithë fansave te mi besnike e qe kane qene me mua qe nga fillimiKjo është për juve”, ka shkruar Bleona sipër imazheve.

Bleona vazhdon të jetë ndër këngëtaret më origjinale.

(Kosova Sot Online)