Selena Gomez do i thyhet zemra kur të dëgjojë deklaratën e fundit të Justin Bieber

  • 19 May 2020 - 10:16
Selena Gomez do i thyhet zemra kur të dëgjojë deklaratën e fundit të Justin Bieber

Duke hedhur një vështrim pas tek ditët e tij të beqarisë, këngëtari Justin Bieber tregoi se ai do të donte të kishte bërë disa gjëra ndryshe, duke përfshirë edhe seksin para martesës.

26-vjeçari bëri deklaratën e tij gjatë episodit të radhës me Hailey-in tek “Biebers On Watch”.

“Ka ndoshta shumë gjëra që unë mund t’i ndryshoja. Unë nuk pendohem për asgjë sepse mendoj se kjo ju bën atë që ju jeni dhe ju mësoni nga gjërat”, tha Justin Bieber, sipas”Us Weekly”.

Ndërkohë që ai ka shtuar se do të dëshironte që të mos kishte kryer marrëdhënie seksuale me dikë para martesës.

“Nëse do mund të kthehesha mbrapa dhe të përballesha me disa gjëra që më lënduan, me siguri do ta ruaja veten për martesë. Unë e di që tingëllon si çmenduri… Seksi mund të komplikojë gjërat në momentin që jeni seksualisht aktiv me dikë.”

Pra, Justin Bieber ka zbuluar se do donte që ai të kishte qëndruar beqar dhe të mos kishte kryer marrëdhënie seksuale para se të martohej me Hailey Baldwin. E çuditshme apo jo?

Ndërkohë fansat kanë pyetur veten nëse deklarata e tij e fundit lidhet drejtpërdrejtë me Selena Gomez, e cila kjo e fundit me siguri nuk do e pëlqejë këtë gjë që ka thënë ish i dashuri i saj.

Pak ditë më parë, modelja e njohur Hailey Baldwin u shpreh se kur njerëzit e krahasonin me Selenën ajo ndihej shumë keq, pra ndihej më pak femër. Pra ka qenë një periudhë shumë e vështirë në jetën e Hailey dhe sipas saj kjo për shkak të Selena Gomez.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Baldwin Bieber (@haileybieber) on

(Kosova Sot Online)