Më këto fjalë emocionuese Majk ka uruar djalin e tij për ditëlindje

  • 19 May 2020 - 10:19
Më këto fjalë emocionuese Majk ka uruar djalin e tij për ditëlindje

Prej kohësh, reperi i njohur kosovar, Majk ka treguar se gëzon një raport të shëndetshëm me djalin e tij, por dhe mamanë e tij, Majlinda Zeka. Artisti ka ndarë në llogarinë e tij edhe video të Zekës së bashku me të voglin duke kënduar këngë e tij.

Së fundmi Majk ka ndarë disa kujtime me Roan, i cili sot mbush 3 vjeç.
“Urime ditëlindjen e tretë zemra e babit! T’i dëshiroj të gjitha të mirat e kësaj bote. Të do babi”, ka shkruar reperi krah fotove me djalin mbi krahët e tij.
Edhe fansat e kanë uruar Majk për ditëlindjen e të voglit, i cili duket se rritet dita ditës dhe i ngjason edhe më shumë reperit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Urime ditelindjen e 3-te zemra e babit ! Ti deshiroj te gjitha te mirat e ksaj bote. Te don Babi ë @roani_17

A post shared by MAJK (@majkaveli) on

(Kosova Sot Online)