Brenda 24 orësh shitje rekord, cili është produkti tjetër i suksesshëm nga Kim Kardashian?

  • 19 May 2020 - 12:31
Brenda 24 orësh shitje rekord, cili është produkti tjetër i suksesshëm nga Kim Kardashian?

Disa kohë më parë, Kim Kardashian lansoi linjën e saj të SKIMS. Brenda ditës ajo arriti të fitonte 2 milionë dollarë nga shitjet. Ajo ka vendosur së fundmi që linjën e saj të veshjeve ta përdorë për një kauzë të mirë.

Ylli “Keeping Up With the Kardashians” njoftoi të shtunën se koleksioni i saj SKIMS kishte filluar të shiste maska në mes të pandemisë Koronavirus.

Maskat që lahen, të cilat ishin 8 dollarë copa ose 25 dollarë një pako prej katër, u shitën brenda ditës, por Kardashian siguroi se më shumë do të jenë në dispozicion së shpejti.

(Kosova Sot Online)