Rina Balaj dhe Sin Boy kalojnë ditën në plazhin e Dhërmisë

  • 19 May 2020 - 17:18
Rina Balaj dhe Sin Boy kalojnë ditën në plazhin e Dhërmisë

Rina Balaj dhe Sin Boy kalojnë ditën me diell në bregdet.

Rina Balaj dhe i dashuri i saj, reperi Sin Boy pas lehtësimit të masave kanë shfrytëzuar motin e ngrohtë për t’u relaksuar në bregdet.

Reperja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe, me të cilat tregon se ajo dhe partneri i saj gjenden në Dhërmi.

Dyshja po merrnin rreze dielli së bashku, pak ditë pasi e publikuan albumin e ri, për të cilin kanë pranuar komente pozitive.

Rina Balaj dhe Sin Boy kanë filluar lidhjen që prej kur po punonin për duetin “Gigi 2”.

(Kosova Sot Online)