Beatrix Ramosaj shkruan e prekur për babain e saj: Disa ditë janë më të vështira se të tjerat

  • 20 May 2020 - 11:33
Beatrix Ramosaj shkruan e prekur për babain e saj: Disa ditë janë më të vështira se të tjerat

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka treguar me anë të disa postimeve se sot është një ditë e dhimbshme për të. Ajo ka publikuar disa video të vjetra, ku shfaqet babai i saj, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë.

“Disa ditë janë më të vështira se të tjerat. Më ka marrë malli për babain tim. Gëzuar ditëlindjen në parajsë i shtrenjti baba”, shkruan Beatrixa e prekur. “Dashuria jote do të jetojë në zemrat tona përgjithmonë. Të dua dhe më ka marrë malli engjëlli im”, shkruhet në videon tjetër. Kujtojmë se këngëtarja e ka treguar shpesh lidhjen e fortë që ka patur me të atin dhe dhimbjen e madhe që i ka shkaktuar mungesa e tij.

(Kosova Sot Online)