Fansat kanë kapur një detaj interesant në ‘selfien’ e JLo

  • 20 May 2020 - 19:11
Fansat kanë kapur një detaj interesant në ‘selfien’ e JLo

Ajo planifikoi të tregojë figurën e saj mahnitëse në një ‘selfie’ në pasqyrë, në palestrën e saj në shtëpi, në Miami, shkruan DailyMail.

Por, fansat me sy të shqiponjës vunë re diçka në atë foto, një burrë me maskë dukej në sfond.

Disa nga ndjekësit e saj me mendje konspirative madje bëjnë shaka se dukej sikur këngëtarja dhe aktorja 50-vjeçare po mbante peng njeriun misterioz.

Jennifer shkëlqeu nga palestra e saj në foto, ku shfaqet e veshur me veshje sportive duke treguar muskujt e formësuar.

Por, përveç pajisjeve standarde të palestrës, fansat e saj vunë re fytyrën e një burri jashtë dritares pas saj dhe pak mbi supe.

“Pse ka një burrë në sfond me një dorë mbi gojën e tij?”, pyet një ndjekës.  Burri, i cili kishte kokën tullace, dukej sikur kishte një maskë në fytyrë.

Por në foto disave  u dukej sikur dikush kishte vendosur dorën mbi gojën e tij. Një ndjekës komenton “Çfarë ndodh me burrin që e ka gojën e mbyllu?”

Në realitet, ai me shumë mundësi po bënte ulje-përtej dritares, gjë që do të shpjegonte pozicionin e tij dhe shprehjen në fytyrën e tij.

Nuk ishte e qartë se kush ishte njeriu dhe ai mund të ketë qenë trajner që qëndronte në shtëpinë e JLo-së, apo dikush që e vizitoi yllin në stërvitje.

Jennifer është mbyllur në shtëpi me partnerin e saj Alex Rodriguez dhe fëmijët e tyre.

(Kosova Sot Online)