Aktori i Hollivudit e vret veten, pasi e plagos ish-partneren në sytë e vajzës së tyre

  • 20 May 2020 - 23:18
 Aktori i Hollivudit e vret veten, pasi e plagos ish-partneren në sytë e vajzës së tyre

Aktori 29 vjeçar i Hollywood, Hagen Mills ka vdekur pas një tentative për vrasje-vetëvrasje në shtëpinë e ish-partneres së tij në Kentucky, SHBA.

Aktori i serialit të njohur amerikan Baskets, raportohet se tentoi të vrasë ish-partneren e tij Erica Price, 34 vjeçe, në një rezidencë në Mayfield.

Mills e qëlloi atë në krah e në gjoks, por Price arriti të mbijetojë dhe të thërrasë policinë. Më pas Mills ktheu armën nga vetja dhe kreu vetëvrasje.

Hagen Mills

Price është e ëma e vajzës katër-vjeçare të tij, Mila. E vogla ishte në shtëpi në kohën ngjarjes, ashtu siç ishte dhe e ëma e Price, por asnjë prej tyre nuk u plagosën në incident.

Price u dërgua në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme. Mills vetëm të hënën kishte dalë në liri me kusht, pasi ishte arrestuar më 30 mars i akuzuar për përdhunim e sulm, si dhe zotërim drogash. Ai njihej për rolin në serialin dramatik Baskets, i krijuar në 2016 dhe fitues i një çmimi Emmy.

(Kosova Sot Online)