Ishin 18 vjeç dhe do mbeteshin pa shtëpi, këngëtarja e famshme zbulon lajmin që e mbajti të fshehtë, ka birësuar dy djem

  • 21 May 2020 - 11:33
Ishin 18 vjeç dhe do mbeteshin pa shtëpi, këngëtarja e famshme zbulon lajmin që e mbajti të fshehtë, ka birësuar dy djem

Sias nuk i pëlqen ti tregojë botës fytyrën por ajo po zbulon se sa të madhe e ka zemrën e saj. Këngëtarja me famë botërore ka birësuar dy fëmijë.

Në një intervistë për “The Morning Mash Up” në SiriusXM’s, ajo tregoi se si zgjeroi familjen e saj vitin e kaluar.

“Kam birësuar dy djem vitin e kaluar,”– tha Sia. “Të dy janë  tani 19 vjeç. Ata ishin jashtë sistemit të kujdestarisë.”

Djemtë janë në një moshë kur nuk mund të qëndrojnë më të jetimore dhe Sia i mori e u dha shtëpi.

Këngëtarja shprehur dashurinë për fëmijët e saj të birësuar, që i mbajti të fshehtë deri sot.

Kur u pyet sesi po e kalojnë periudhën e karantinës, ai tha se njëri është më mirë se tjetrim duke thesuar se të dy po mësojnë shumë gjatë qëndrimit brenda shtëpisë.

(Kosova Sot Online)