Natalia konfirmoi lidhjen me Neymar, por ç’bëri Maluma për të marrë “hak”?

  • 21 May 2020 - 11:35
Natalia konfirmoi lidhjen me Neymar, por ç’bëri Maluma për të marrë “hak”?

Dikur, Maluma dhe futbollisti Neymar Jr ishin miq të mirë. Megjithatë, djemtë nuk flasin më pasi mes tyre u fut modelja Natalia Barulich.

Kjo e fundit mori vëmendjen e rrjetit disa orë më parë, pasi pas ndarjes me Maluma-n, më në fund konfirmoi lidhjen e shumëpërfolur me Neymar.

Ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto me futbollistin, krahas së cilës shkruante “Bonnie dhe Clyde”, duke krahasuar lidhjen me Neymar me çiftin ikonik.

Fotoja e dyshes bëri xhiron e rrjetit dhe të gjithë u bëmë kuriozë të dimë si do të reagonte Maluma pasi të shihte këtë postim.

E sigurt që e ka parë, megjithatë pavarësisht se e ndjek ende Natalia-n, nuk i ka bërë like!

Madje, për të marrë “hak”, këngëtari ka hequr nga llogaria e tij në Instagram të gjitha fotot me modelen dhe nuk figuron qoftë edhe një e tillë.

Nga ana tjetër, Natalia nuk është shqetësuar aspak të fshijë foto dhe në profilin e saj qëndrojnë ende poza me “dashurinë e vjetër”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Bonnie & Clyde ë inside our new cover story for GQ shot in Paris out now ♥ë @neymarjr

A post shared by Ναtαlιëα Bαrulιëch ë (@natalia) on

(Kosova Sot Online)