Në ditën e lindjes, “Rejan” bën gjestin bamirës për pacientët e sëmurë me kancer

  • 21 May 2020 - 19:13
Në ditën e lindjes, “Rejan” bën gjestin bamirës për pacientët e sëmurë me kancer

Aktorja Ebru Sahin tashmë është bërë shumë e famshme për publikun shqiptar me rolin e “Rejanit”. Bukuroshja në 18 Maj kishte ditëlindjen dhe mbushi 26 vjeç. Por në këtë ditë aktorja nuk dëshiroi as festë dhe as dhurata. Ajo i kërkoi fansave që të dhuronin para në një organizatë që ndihmon pacientët e sëmurë me kancer.

Falë fansave të aktores brenda një kohe të shkurtër u mblodhën 10 mijë lira turke. “Të dashur miq nuk pres dhurata dhe festa në ditëlindjen time me 18 Maj. Dua një nder nga ju, le të kujtojmë pacientët e sëmurë me kancer të cilët kanë patur vështirësi në trajtimin e tyre gjatë kësaj periudhe. Le t’i mbështesim ata me aq sa mundemi. Faleminderit të gjithëve”-shkruante aktorja.

(Kosova Sot Online)