“Në shkollë më tallnin”, Alina Boz bën rrëfimin e sinqertë

  • 21 May 2020 - 20:50
“Në shkollë më tallnin”, Alina Boz bën rrëfimin e sinqertë

Aktorja Alina Boz ka bërë së fundmi një rrëfim të sinqertë duke komunikuar me fansat e saj. Alina ka treguar se periudha e shkollës për të ka qenë e vështirë pasi shokët dhe shoqet e tallnin. 21-vjeçarja ishte më e gjatë se miqtë e saj dhe për këtë shkak në shkollë bënin shaka me të. “Si është moti atje lart Alina”, i thonin ata aktores. “Ata talleshin me mua”, u shpreh Alina e cila është 1.74 centimetra e gjatë.

“Për shkak të talljeve nga shokët e ndjeja veten shumë të gjatë. Mendoja se do zgjatesha deri në 1.80 centimetra, por nuk ndodhi”-tha Alina. Aktorja Alina Boz njihet për rolin e “Azrës” në serialin “Mos ma lësho dorën” dhe “Hazallit” tek “Fate të kryqëzuara”. Të dyja këto seriale janë transmetuar edhe në Shqipëri në televizione të ndryshme dhe kanë patur shumë sukses.

(Kosova Sot Online)