Kemi dy vite bashkë, reperi i njohur e pranon publikisht lidhjen me motrën e Loredanës

  • 22 May 2020 - 09:54
Kemi dy vite bashkë, reperi i njohur e pranon publikisht lidhjen me motrën e Loredanës

Reperi i njohur kosovar, Gent Fatali ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ‘Skype’ me emisionin e pasdites ‘Ftesë ne 5’ në ‘Top Channel’. Ai ka treguar se si i ka kaluar muajt e karantinës duke pohuar se këtë periudhë e ka shfrytëzuar për t’u marrë me bizneset e tij personale, por dhe të sjellë projekte të reja në muzikë.

Megjithatë Fatali nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth jetës private nga Bieta, e cila i është drejtuar nëse është në një lidhje dashurie me motrën e reperes së njohur, Loredanës, Rozafën, duke qenë se Genti ka ndarë foto të ndryshme pranë saj, por ka zgjedhur t’i lërë ndjekësit në pikëpyetje.

Fatali pohoi publikisht se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh me Rozafën, ndërsa lidhur me raportin me kunatën e tij, preferoi të mos komentojë asnjë detaj.

(Kosova Sot Online)