“Mezi presim të vijë në jetë”- MC Kresha së shpejti baba për herë të parë, zbulohet emri i vogëlushes

  • 22 May 2020 - 10:50
“Mezi presim të vijë në jetë”- MC Kresha së shpejti baba për herë të parë, zbulohet emri i vogëlushes

MC Kresha do bëhet baba për herë të parë së shpejti. Bashkëshortja e tij Erzina do sjellë në jetë një vajzë.

Dhe më në fund është zbuluar emri i vogëlushes. Këngëtari dhe Erzina kanë zgjedhur emrin Iza për vajzën. Ka qenë gjyshi i saj që bëri zbulimin me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Ai publikoi foto me vajzën e tij Erzinën në Instagram dhe shkroi: “Duke ecur me Xinën dhe Izën. Këto ditë më bëjnë të lumtur.”

Ndërsa në një tjetë foto shkroi: “Mami, gjyshja dhe Iza. Mezi presim Izën të vijë në këtë botë.”

Çifti u martuan pak muaj më parë papritur dhe këngëtari mbajti të fshehtë gjithçka. Ai është shprehur se pasi të krijojë familje do të largohet nga karriera muzikore.

Dhe këtë Kresha e ritheksoi në një intervistë ku u shpreh se do shkëputet gradualisht.

(Kosova Sot Online)