Ilahia 'Ramazani pa ty' - vjen e interpretuar shkëlqyer nga Murat Ameti

  • 22 May 2020 - 12:38
Ilahia  'Ramazani pa ty' - vjen e interpretuar shkëlqyer nga Murat Ameti

Në muajin e bekuar të Ramazanit, këngëtari i njohur shqiptar Murat Ameti ka publikuar koverin e  ilahisë "Ramazani pa ty", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Vargjet i kushtohen më të shtrenjëtës nënë, derisa vjen e interpretuar shkëlqyer nga Murati...

Nanë o Nanë
Çdo Ramazan
Zemra ime t'çon selam
Ishe dritë, e dirtë ke mbet
Si dynja, si n'ahiret.

Kujt i kemi borxh më shumë në dynja
Tri here emrin tand Profeti e tha
Nanës,Nanës,Nanës amanet e la
Syfyri më gëzon, po mungesa m'dhemb
Kur zani yt nanë në kujtime m'vjen
"Koha me bo njet, pi ujë shpirti jem"

(Kosova Sot Online)