E kritikoi me profil fallco "qartet" Morena Taraku: Ty k*rv motre…

  • 22 May 2020 - 16:22
E kritikoi me profil fallco

Këngëtarja e njohur  shqiptare,  Morena Taraku është një ndër personazhet  më  të përfolur në showbizzin shqiptar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan  herë pas here  momente të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi në një postim në Instastory këngëtarja ka shpërthyer keq ndaj faqeve të rreme në Instagram.

Nga fotoja që këngëtarja ka  publikuar shihet që dikush me një  faqe të rreme i ka shkruar këngëtares, ku sipas kësaj të  fundit pas kësaj  llogarie Instagrami fshihet një vajzë.

Mbi foton e bisedës me të Morena ka shkruar:

 Ty k*rv motre që sa herë ke  fol me mu. Domethënë asnjëherë… Turp që merreni me programe të rreme, po kaq e keni jetën… kaq dini e kaq keni pa.

Mesa duket  komentuesja ka kritikuar këngëtaren me mesazhe, duke bërë që ajo të reagojë kështu për njerëz të tillë që fshihen pas faqeve të rreme.

Image

(Kosova Sot Online)