Diona Fona bën krenar familjen me suksesin e radhës

  • 22 May 2020 - 17:51
Diona Fona bën krenar familjen me suksesin e radhës

Diona Fona ka arritur të diplomoj në Fakultetin e Arteve në Londër.

Diona Fona është një artiste e re por shumë e dashur për publikun shqiptar, këngëtarja ka bërë familjen krenar sërish me diplomimin e saj.

Ajo ka arritur përfundimin e studimeve në Fakultetin e Arteve në Londër, ka bërë të ditur babai i saj me anë të një postimi në Instagram.

“Faleminderit diona që na bërë te jemi kaq krenar me ty sot. Pas një rruge të gjatë e me shumë peripeti i’a dole si gjithmonë. Urime diplomimin edhe pse në rrethana të jashtëzakonshme, të duam pa fund suksese”, ka shkruar i ati i Dionës në videon ku shihet duke i dhuruar një buqetë me lule. 

(Kosova Sot Online)