Xhesika Berberi krijoi filtrin e ri në Instagram dhe të famshmit nuk po i rezistojnë dot

  • 22 May 2020 - 19:36
Xhesika Berberi krijoi filtrin e ri në Instagram dhe të famshmit nuk po i rezistojnë dot

Prej kohësh modelja shqiptare Xhesika Berberi vazhdon jetën në Amerikë, duke synuar tregun e modelingut.

Ajo është gjithmonë shumë aktive në rrjete sociale duke ndarë gjëra nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka krijuar një filtër të ri në Instagram ku shfaqen shprehje të ndryshime të cilat janë shumë motivuese.

Nisur nga ky filtër të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që nuk i kanë rezistuar dot dhe e kanë provuar.

Ata e kanë shfrytëzuar me atë rast për të marrë disa energji pozitive për të nisur ditën pasi shprehjet kanë në fokus vetëbesimin.

Pra, Xhesika Berberi ka dashur që nëpërmjet filtrit të ri t’i bëjë njerëzit që të ndihen sa më mirë edhe nëse nuk marrin një mesazh të bukur për të nisur ditën.

Disa nga personazhet e njohur që e kanë provuar këtë filtër janë: Adrola Dushi, Fatma Methasani, Arselajda Buraku, Tayna, Aurela Hoxha etj.

Nëse nuk e keni provuar deri më tani, futuni në Instagram për të marrë disa doza pozitiviteti.

(Kosova Sot Online)