“Jam gjallë”- Aktori i famshëm përplaset me motor, ja si është gjendja e tij shëndetësore. Ka marrë plagë në …

  • 22 maj 2020 - 21:15
“Jam gjallë”- Aktori i famshëm përplaset me motor, ja si është gjendja e tij shëndetësore. Ka marrë plagë në …

Ylli i Westworld, Vincent Cassel është përfshirë në një aksidenti rrugor. Ai është përplasur me motorin e tij në Francë dhë më pas është dërguar në spital.

Sipas mediave lokale franceze, 53 vjeçari mori lëndime në fytyrë si pasojë e aksidentit.

Incidenti ndodhi në fshatin Arbonne në Francën jug-perëndimore, afër Biarritz të mërkurën. Menjëherë në vendngjarje shkuan zjarrfikëset dhe policia për ti dhënë ndihmën e parë.

Dhe në një postim në Instagram, aktori foli për gjendjen e tij duke thënë se është mirë.

“Unë jam gjallë, për fat”- shkroi ai.

Nuk dihet ende nëse Vincent është akoma në spital apo ka dalë. Vincent u dërgua për trajtim në spitalin privat PolyClinique d’Aguilera në Biarritz.

Aktori jeton në atë zonë në një vilë mahnitëse së bashku me bashkëshorten e tij, modelen 23 vjeçare Tina Kunakey.

Historia e tyre e dashurisë filloi në vitin 2016 dhe e kurorëzuan në martesë në një ceremoni private në 2018. Ata u bënë prindër të një vajze Amazonie vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online)