Një foto e vetme e Era Istrefit me bikini ndez rrjetin, ja komenti i Dj të njohur

  • 22 May 2020 - 21:28
Një foto e vetme e Era Istrefit me bikini ndez rrjetin, ja komenti i Dj të njohur

Prej kohësh këngëtarja e njohur kosovare, Era istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me Dj e njohur, Julian Perreta. Ky i fundit nuk ka ngurruar të ndajë muaj më parë foto dhe pamje të Erës, duke e quajtur atë ‘Mbretëresha ime’ e duke lënë një sërë komentesh ngacmuese në llogarinë e këngëtares.

Së fundmi disa foto të Istrefit, e cila është shfaqur mjaft tërheqëse me bikini të zeza, ka bërë që Perreta të komentojë sërish. “Bowdyyyy”, ka shkruar Dj shoqëruar me një emoji zjarri. Siç duket dyshja nuk ka ndërmend ta fshehë raportin e tyre të ngushtë dhe komentet e lëna herë pas here e provojnë më së miri këtë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Looking for my ë‍ë

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

(Kosova Sot Online)