Pas largimit nga familja mbretërore, Princi Harry përfundon në psikiatri

  • 22 May 2020 - 22:31
 Pas largimit nga familja mbretërore, Princi Harry përfundon në psikiatri

Princi Harry ka pranuar të bëjë një kontroll në një klinikë psikiatrike në Kaliforni pas disa shqetësimeve nervore që ka pasur kohët e fundit. Në fakt, nuk është i ri lajmi që Princi vuan nga stresi post-traumatik, i cili, këtë herë duket se burimin e ka nga largimi prej familjes mbretërore.

Hera e parë e shfaqjes së stresit post-traumatik ishte pas vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana, të cilën Harry e përjetoi shumë keq dhe i ndikoi edhe shumë vite më vonë.

Siç shkruan “Globe”, mendohet se kjo gjendje e Princit Harry është pasojë e vendimit të tij të fundit për të lënë familjen mbretërore.

Në fillim të këtij viti, Duka i Sussexit theksoi faktin se siguria e familjes së tij dhe e Meghan Markle janë për të gjërat më të rëndësishme.

A po vuan Princi Harry pas Megxit?

Një burim ka thënë për tabloidin se vendimi i Princit Harry për të braktisur familjen mbretërore e ka bërë atë të ndihet i traumatizuar. Për më tepër, babai i Archie pretendonte që jeta e tij në Los Angeles të ishte më ndryshe nga ajo që ka qenë deri tani.

Siç vijon më tej burimi për “Globe”, Princi Harry dhe Meghan Markle patën një debat të gjatë pas vendimit për t’u larguar nga familja mbretërore. Princi Harry, madje, shpërtheu në lot kur i tha Meghan Markle se dëshiron që ta jetojë ndryshe jetën e tij.

“Përballja u përshkallëzua derisa Harry, siç duket, shpërtheu në lot të pakontrollueshëm. Meghan u tmerrua! Ajo u përpoq ta ngushëllonte, por kur kjo dështoi, e rekomandoi te një mik i besuar. Rezultati ishte që Harry ndoqi fshehurazi trajtimin në një klinikë të shëndetit mendor pranë shtëpisë së tyre”,- tha burimi.