Pas Majlindës, ishte radha e Majkut të surprizonte të birin në 3-vjetorin e lindjes

  • 22 May 2020 - 23:09
Pas Majlindës, ishte radha e Majkut të surprizonte të birin në 3-vjetorin e lindjes

Vogëlushi i Majk dhe Majlinda Zekës, Roani, mbushi 3 vite nga ardhja e tij në jetë.

Në ditën speciale të të voglit, Majlinda i përgatiti të birit një festë të bukur dhe në rrjete sociale nuk munguan fotot e të voglit.

Ajo i realizoi Roanit një photoshoot të këndshëm dhe në postim vërshuan komentet e shumta ku e uronin për ditëlindjen.

Pas Majlindës, edhe Majk e ka surprizuar të birin me rastin e 3-vjetorit të tij.

Pasi Roani ka shkuar në shtëpinë e të atit, reperi e ka pritur me një tortë të madhe në formë makine, e cila kishte një fishekzjarr të madh të ndezur mbi të.

Krahas tortës shkruhej “Roani 3”, ndërsa i vogli ka pozuar i lumtur në foto.

Megjithëse nuk janë bashkë që prej lindjes së vogëlushit, Majlinda dhe Majk duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët në mënyrë që të voglit të mos i mungojë dashuria e asnjërit prej prindërve.

(Kosova Sot Online)