“Më mungon kaq keq”, Loredana nuk mund të qëndrojë më gjatë pa Mozzik?

  • 23 May 2020 - 11:18
“Më mungon kaq keq”, Loredana nuk mund të qëndrojë më gjatë pa Mozzik?

Ndonëse e pranuan publikisht ndarjen e tyre, reperja e njohur, Loredana nuk ka hezituar t’i dedikojë këngë dhe një sërë fjalësh babait të vajzës së saj, Mozzik. Në tekstet e këngëve ku ka përfshirë edhe reperin, Loredana ka pohuar se e ka respektuar, por u zhgënjye shumë nga ai. Nga ana tjetër Mozzik, në një intervistë të dhënë pak ditë më parë në ‘Nin’ me Alaudin Hamitin u shpreh se nuk do të ketë rikthim me Loredanën, por uronte që ajo të ishte mirë.

Së fundmi reperja ka ndarë një video duke kënduar, krah së cilës nuk ka mundur të fshehë se i mungon shumë dikush. “Më mungon kaq keq”, ka shkruar Loredana krah postimit të fundit në ‘Instastory’, duke treguar se si ndihet.

Me siguri ky postim nuk do i shpëtojë as Mozzik, ndonëse reperi është treguar mjaft i vendosur deri më tani lidhur me raportin e tij me Loredanën.

(Kosova Sot Online)