“Do vish me mua për 10.000 euro?”- Pazare për një natë me Kejvina Kthellën. Pas bisedave online me një mashkull, reagon ish-velina. Ja çfarë thotë

  • 23 May 2020 - 11:33
“Do vish me mua për 10.000 euro?”- Pazare për një natë me Kejvina Kthellën. Pas bisedave online me një mashkull, reagon ish-velina. Ja çfarë thotë

Kejvina Kthella ka sqaruar fotot e bisedave të saj ku bisedonte me një mashkull për të shkuar me të për 5000 euro natën.

Por ish-velina ka thënë se mesazhet nuk janë të vërteta dhe janë modifikuar me anë të një programi.

Ajo është shprehur se nuk bën pazare për shit-blerje, duke theksuar se cdo gjë që e ka arritur me zotësinë time. Kejvina shtoi përsa kohë të jetë gjallë sdo i lejojë “këto vemje të ngrejnë krye mbi dinjitetin e saj”.

Kejvina Kthella: Fakti që je një mizë dhe mizat dihet se çfarë hajnë dhe ku rrinë nuk do të thotë që unë të lejoj ty të përdorësh emrin tim për disa folloëersa ose klikime lajmesh. Egziston një program që quhet ‘prankgram’ që mund të huazojë identitetin për pak caste me qëllim keqadashëse por të pa përfillshme nga nji njeri që ka 2 pare mend për të kuptuar që ato mesazhe dhe fotot janë fake dhe më fake se personi që qëndron mbrapa tyre.

Në qoftëse ndonjë njeri zotëron mesazhe ose fakte diskriminuese kundrejt meje ju ftoj tmi dërgoni me screen record ku i keni kto mesazhe me emrin dhe profilin tim të vërtetë. Deri atëher ju ftoj të gjeni një punë më të mirë për të bërë sepse Kejvina Kthella nuk bën pazare as shitje blerje. Do gjë që e kam arritur e kam arritur me zotësinë time dhe kush me njeh e di këtë gjë. Doja të sqaroja sepse shoh që abuzohet se tepërmi me femrat shqiptare dhe i kategorizojnë ato si sende që mund të blihen dhe shiten. Unë përsa kohë të jem gjallë sdo i lejoj dhe s’kam për ti lejuar këto vemje të ngrejnë krye mbi dinjitetin tim.”

Ndërsa më pas demaskoi edhe mesazhe të tjera ku meshkuj i kërkonin që të shkonin me ta për shifra të mëdha si 5000 euro apo edhe 10000 euro.

“Sa e pate natën, 5000 mos gabohem?”- shkruan një prej tyre.

Ndërsa një tjetër i shkruan: “A pranon 10.000 euro për një natë? Nuk tallem.”

Por ish-velina iu është kthyer: “Të jap 20, më jep motrën dhe nënën, gomar.”

Ka pasur edhe persona që e kanë kërcënuar në inbox duke i shkruar se do i publikojnë video dhe foto intime, por Kejvina iu është përgjigjur duke i thënë se nëse ekzistojnë mund ti publikojnë.

“Do ta nxjerr këtë foton në çdo rrjet social, ose e mua ose do japësh lekë. Nëse nuk beson do të dërgoj video,”– shkruhej ne mesazhin e dërguar në inboxin e saj.

“Çfarë bën ky presion?”- shkroi ajo.

Kejvina Kthella shtoi se njerëzit po mundohen të ulin imazhin e saj, duke theksuar se po mundohet me mish e me shpirt që të ecë përpara në jetë.

Ajo u shpreh se kërcënimet, urrejtja dhe shpifjet ndaj femrave shqiptare nuk janë njerëzore.

Ndërsa përfundoi se do eci përpara në jetë krenare dhe e pamposhtur.

Kejvina Kthella: “Arsyeja pse mora mundimin që t’iu kthej përgjigje është për respektin dhe dashurinë që kam ndaj njerëzve që më rrethojnë dhe mendoj se iu detyrohem tu them të vërtetën fatkeqe që njerëzit nuk janë aspak dashmirës në Shqipëri dhe bëjnë çdo gjë që të ulin imazhin e një vajze të re që mundohet me mish e me shpirt të eci përpara në jetë pavarësisht gabimeve që mund të bëjmë gjatë rrugëtimit jetësor.

Gabimet janë njerëzore. Jo-njerëzore janë kërcënimet, urrejtja dhe shpifja e vazhdueshme që u bëhet femrave shqiptare. Do të doja shumë që t’ua ktheja në të njëjtën monedhë por drejtësia më e madhe është fatkeqësia që juve jeni këto që jeni dhe unë jam kjo që jam. Krenare dhe e pamposhtuar ndaj çdo njeriu që përpiqet të më cenojë.

Hera e fundit që merrem me ju.”

Image

(Kosova Sot Online)