Çfarë heq Dafina për look-un e ri! Këngëtarja prishi gërshetat dhe tani duket si vajza e Beyonce-s

  • 23 maj 2020 - 15:46
Çfarë heq Dafina për look-un e ri! Këngëtarja prishi gërshetat dhe tani duket si vajza e Beyonce-s

Dafina Zeqiri njihet si kameleoni i ekranit shqiptar pasi ajo ndryshon look sa hap e mbyll sytë.

Së fundi, këngëtarja shqiptare kishte realizuar disa gërsheta pas kokës që e bënin të dukej shumë moderne dhe seksi.

Por nëse doni të dini se çfarë heq këngëtarja për këtë look, mjafton të shikoni fotot e fundit në Instastory.

Ajo ka prishur gërshetat e saj dhe flokët natyralë të Dafinës janë bërë dredha dredha si vajza e Beyonce-s Blue Ivy.

Nuk e dimë nëse Dafina do të vazhdojë të mbajë këtë look për pak kohë, apo jo! Gjithsesi na mbetet të shohim postimet në vijim.

Motoja e këngëtares vijon të mbetet: Ditë e re, look i ri!

(Kosova Sot Online)