I thanë “Po” njëri-tjetrit 6 vite më parë! Kim Kardashian uron dashurinë e saj të jetës në përvjetorin e martesës

  • 25 May 2020 - 13:14
I thanë “Po” njëri-tjetrit 6 vite më parë! Kim Kardashian uron dashurinë e saj të jetës në përvjetorin e martesës

Gjashtë vite më parë, Kim Kardashian dhe Kanye West i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni në Firenze të Italisë, për t’u shpallur burrë e grua e për të kaluar jetën së bashku.

Dasma e tyre bëri jehonë në media dhe ata u kthyen në çiftin më të komentuar nga publiku, i cili vazhdon të jetë kryefjala e showbiz-it edhe sot.

Ndër vite ata kanë treguar se janë bërë për njëri-tjetrin dhe dashuria që i mban lidhur është shumë herë më e fortë se çdo mosmarrëveshje.

Nga martesa e tyre, çifti është bekuar me 4 fëmijë dhe duken një familje e madhe e lumtur.

Sigurisht që në përvjetorin e gjashtë të martesës, nuk mund të mungonte një dedikim i ëmbël nga Kim për partnerin e jetës së saj.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar dy poza krah Kanye-t, ndërsa në postim shkruan fjalët speciale:

“6 vite ikën, përjetësia na pret. Deri në fund”, ndërsa në fotot e saj kanë vërshuar komentet e urimit për çiftin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

6 years down; forever to go Until the end

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

(Kosova Sot Online)