'Sikur kam ardhur të vjedhë e jo të bëj Bajram me më të shenjtën time’ tenori shqiptar prek me postimin e tij

  • 25 May 2020 - 14:26
'Sikur kam ardhur të vjedhë e jo të bëj Bajram me më të shenjtën time’ tenori shqiptar prek me postimin e tij

Tenori i njohur shqiptar Rame Lahaj ka takuar nënën e tij në mes të pandemisë së koronavirusit në festën e Fiter Bajramit.

Por për të ruajtur shëndetin e saj ai është detyruar të mbajë distancë dhe të vendos maskë.

E në lidhje më këtë Lahaj u shpreh se i është dukur sikur ka shkuar për të vjedhur dhe jo për të takuar nënën.

Në fund të postimit tenori nuk ka harruar t'ju bëj thirrje të gjithëve të ruajnë distancën dhe të përdorin maskën për të ruajtur të dashurit e tyre.

Postimi i plotë:

U bënë 2 dekada, që vij me vrap e me mall në këtë oborr ku i gjeja prindërit t’u gjallnu me përditshmërinë e tyre. Sot vij me gjysmë shpirti se vetëm njëri më ka mbetur e edhe ajo me 100 sëmundje e vuajtje mbi supe. Ndërsa mua më duhet t’i qëndroj larg e përballë me një maskë sikur kam ardhur të vjedhë e jo të bëj Bajrma me më të shenjtën time. Pa mundur ta shtrydh në përqafime.Por shëndeti i saj është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër andaj dhe ti, nëse del të festosh ke mall e dashni bëj kujdes. Mbaj distancën e përdor maskën. Kështu ruan veten dhe me të dashtunit tu. Urime Bajrami. Zoti ju bekoftë të gjithëve.

(Kosova Sot Online)