Si të ruash linjat gjatë shtatzënisë? Olta Gixhari thotë se duhet të hani 'kastravec'

  • 25 maj 2020 - 16:48
Si të ruash linjat gjatë shtatzënisë? Olta Gixhari thotë se duhet të hani 'kastravec'

Olta Gixhari është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë. Dhe së fundmi, aktorja ka publikuar foton e parë ku i duket barku i rrumbullakosur.

Por nuk zbuloi shumë detaje nga shtatzënia duke i lënë ndjekësit ta gjejnë vetë sesa muajshe është.

“Kush mund ta gjej në cilin muaj të shtatzënisë jam?”– shkroi Olta, në përshkrimin e fotos.

Por aktorja po mundohet që të mos e teprojë me ushqimin gjatë shtatzënisë.

Dhe ajo e ka gjetur zgjidhjen sesi ti rezistojë nepsit.

Olta Gixhari publikoi një foto të koleges së saj Jonida Vokshi, e cila gjithashtu është në pritje të ëmbël dhe tha se sa herë që shikon atë ha një kastravec.

 “Kur më merr uria shoh këtë dhe ha një kastravec,”– shkroi Olta.

Edhe pse është në ditët e fundit të shtatzënisë, Jonida ka arritur që ti ruajë linjat trupore dhe nuk ka shtuar shumë peshë.

Image


(Kosova Sot Online)