Taylor Swift i ka dy fjalë për Scooter Braun

  • 26 May 2020 - 08:39
Taylor Swift i ka dy fjalë për Scooter Braun

Taylor Swift nuk e ka aspak në plan që të lërë pas krahëve hakmarrjen me Scooter Braun, përkundrazi nuk humbet rastin për të thumbuar, pa rënë në sy. Së fundmi, u publikua një episod i “Killing Eve” dhe ndjekësit vunë re një cover të këngës “Look what you made me do” të Taylor Swift.

Kënga interpretohet nga Jack Leopards dhe The Dolphin Club, një bandë e cila ~nuk~ ekziston. Pas gjithë kësaj, fshihet Taylor (dhe vëllai i saj) për dy arsye.

Së pari: Vëllai i këngëtares, Austin Swift, ka përdorur në Twitter emrin The Dolphin Club.

Së dyti: Cover-i i këngës ka si producent një person me emrin Nils Sjoberg, të cilin të gjithë e njohim si alteregoja ose pseudonimi i Taylor-it.

Njerëzit mendojnë se Taylor e ndryshoi këngën për shkak të faktit që Scooter Braun gëzon të drejtat e saj, që do të thotë se ajo nuk ka asnjë të drejtë ta përdorë këngën pa lejen e tij. Mirëpo te e drejta e autorit nuk përfshihen cover-at, të cilat përdoren nga shumë artistë, përgjithësisht të rinj. Cover-at janë rikrijim i një kënge të gatshme, e cilla sillet sipas dëshirës dhe stilit të dikujt tjetër. Për më tepër që hakmarrja në këtë rast është servirur e ftohtë, pasi edhe vetë titulli i këngës përkthehet “Shih ç’më detyrove të bëj”, që është ironi e pastër për faktin që Braun nuk i lejon të përdorë këngët e dikurshme.

Kompania Ithaca Holdings e Braun bleu Big Machine Label Group nga themeluesi Scott Borchetta si pjesë e një marrëveshjeje prej 300 milionë dollarësh. Swift nënshkroi me labelin nga viti 2006 për albumin e saj debutues deri në vitin 2017, para se të shkonte të Universal Music Group. Kjo do të thotë se këngëtarja nuk ka asnjë të drejtë për projektet e mëparshme muzikore.

Në nëntor, Taylor e përshkroi këtë situatë si momentin më të tmerrshëm të jetës. Nga ana tjetër, ka edhe personazhe si Justin Bieber apo Demi Lovato, të cilët i kanë dalë në mbrojtje menaxherit Braun.


(Kosova Sot Online)