Vizitoi varrin e babait të ndjerë, Gold AG na rrënqeth me këto fjalë

  • 26 May 2020 - 15:34
Vizitoi varrin e babait të ndjerë, Gold AG na rrënqeth me këto fjalë

Megjithëse mundohet ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e tij private, reperi Gold AG s’ka mundur të mos ndajë me ndjekësit dhimbjen e shpirtit të tij.

Kohë më parë, reperi ka humbur të atin dhe shkon shpesh të vizitojë varrin e tij.

Pak minuta më parë, Gold AG ka ndarë në InstaStory nga varri i babait dhe na rrënqethi mishin me fjalët e tij të ndjera.

“Veç një ditë zog t’isha ba, fluturim kisha ardhë me t’pa, BABË”- janë fjalët e tij prekëse në postim.

Në profilin e reperit nuk mungojë as dedikimet për të ëmën, të cilën ka treguar se e ka pikë të dobët dhe bën gjithçka për ta parë të lumtur.

Vetëm dy ditë më parë, me rastin e festës së Bajramit, Gold AG prezantoi për herë të parë partneren bukuroshe, me të cilën është martuar pak muaj më parë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

URIME PREJ NEVE ë

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Image

(Kosova Sot Online)