Andrea Bocelli pranon publikisht se është infektuar nga Covid-19

  • 26 May 2020 - 15:41
Andrea Bocelli pranon publikisht se është infektuar nga Covid-19

Tenori i famshëm Andrea Bocelli ka pranuar vetëm ditën e sotme para gazetarëve se është infektuar nga Covid-19.

Bocelli rrëfeu se kishte bërë tamponin për koronavirusin që në datën 10 të muajit mars dhe kishte rezultuar pozitiv.

Megjithatë, tenori nuk ka shfaqur simptoma të rënda por vetëm ethe dhe e kishte kaluar lehtë.

Bocelli tregoi se së bashku me të e kishte kaluar virusin edhe bashkëshortja e tij.

Megjithatë, pas izolimit dhe përkujdesit, ata e kanë kaluar plotësisht Covid-19 dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot, tenori shkoi në spitalin Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmën e tij për qëllime studimi.

(Kosova Sot Online)