Si rrallëherë, Afërdita Dreshaj i dedikon këto fjalë mamasë së saj: Nuk do mundem kurrë…

  • 28 May 2020 - 10:12
Si rrallëherë, Afërdita Dreshaj i dedikon këto fjalë mamasë së saj: Nuk do mundem kurrë…

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj ka treguar me anë të postimeve të ndryshme se shumicën e kohës e kalon me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl, i cili kujdeset ta suprizojë hera herës. Megjithatë një pjesë të mirë të kohës, Dreshaj duket se e kalon dhe me motrën dhe mamanë e saj. Së fundmi me anë të një fotoje të publikuar në ‘Instastory’, Afërdita ka zgjedhur t’i dedikojë si rrallëherë disa fjalë mjaft të ndjera.

“Nuk do të mundem kurrë të falënderoj mjaftueshëm për gjithçka ke bërë dhe vazhdon bën për ne”, ka shkruar Afërdita krah postimit në ‘Instastory’. Ajo çfarë bie tjetër në sy nga fotoja është dhe ngjashmëria e madhe e Afërditës me mamanë e saj.

Kujtojmë se prej disa vitesh, Dreshaj është zhvendosur në Michigan, Detroit së bashku me partnerin e saj, Jakub Kindl.

Image

(Kosova Sot Online)