E bëri baba për herë të tretë, Kastro Zizo na prezanton me partneren. Publikon foton dhe i dedikon fjalët e bukura për ditëlindje

  • 28 May 2020 - 14:31
E bëri baba për herë të tretë, Kastro Zizo na prezanton me partneren. Publikon foton dhe i dedikon fjalët e bukura për ditëlindje

Pak kohë më parë, Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë. Partnerja e tij, Sara të cilën deri tani e mbajti të fshehtë, solli në jetë djalin e pagëzuar me emrin Dante.

Dhe këngëtari na prezantoi sot për herë të parë me partneren e tij, pikërisht në ditën e lindjes së saj.

Ai publikoi një foto me Sarën dhe shkroi: “Edhe 100 shpirt. Të dua.”

Kastro është baba i tre fëmijëve me tre partnere të ndryshme.

Por ai është shprehur se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq por do të bëjë edhe fëmijë të tjerë.

“Nuk do ta mbyll me tre, sepse ishte një moment që po mendoja ta mbyllja me Danke. Me Sarën patjetër. Nuk mund të bëj më lojëra kur ndihesh mirë me personin që është. Dashurinë e të dyve e ribën dhe e sjell me një dashuri të re,”- u shpreh ai i ftuar në “E diell”.

Këngëtari foli edhe për marrëdhënien me fëmijët e tij duke thënë: “Sara e dëshironte emrin Dante. Nuk i bëj fëmijët vetëm. I bëj me nënat përkatëse dhe fëmijët e mi janë gjëja më e mirë që kam bërë në jetë. Padyshim që i dua shumë dhe jam konservator me ta. Djali im i madhi po bën tani planet dhe është 14 vjeç e bëjmë biseda për moshën.”

Image

(Kosova Sot Online)