Agon Amiga zbulon si ka ndryshuar jeta e tij në Gjermani

  • 28 May 2020 - 19:42
 Agon Amiga zbulon si ka ndryshuar jeta e tij në Gjermani

Reperi i njohur kosovar, Agon Amiga ka qenë pasditen e sotme në një lidhje me emisionin ‘Ftesë në 5’ ku tregoi se si ka vazhduar jetesa e tij në Gjermani dhe çfarë gjërash ka ndryshuar prindërimi tek ai. Reperi ka treguar se që prej zhvendosjes në Gjermani jeta e tij ka ndryshuar 360 gradë dhe se tanimë në oraret që dikur shkonte për të fjetur, zgjohet nga gjumi. Prindërimi e ka bërë Agonin të mësonte të lante apo të ndërronte pelenat e djalit, duke u kthyer në një baba shembullor dhe duke shtuar se do dëshironte që në të ardhmen të bëhej dhe babai i një vajze.

Reperi tregoi gjithashtu se tashmë e kupton më mirë dashurinë për fëmijën e vet, merakun dhe çdo detaj tjetër për të cilin më parë nuk e kishte kuptuar mamanë e tij. Ai pohoi se nëse do të mundte do të përpiqej më herët t’i provonte të gjitha ndjesitë e bukura që ka përjetuar me ardhjen në jetë të djalit dhe bashkëjetesës me partneren e tij.

Përsa i përket projekteve muzikore, Agoni tregoi se nuk ka pasur vullnetin e mëparshëm për t’i realizuar ndonëse ka vazhduar të sjellë këngë të reja. Ai u shpreh i sigurt se nuk do të ketë më bashkëpunime me femra në karrierën e tij jo vetëm për shkak të mungesës së korrektesës së tyre, por edhe xhelozive që mund të krijohen nga bashkëshortja e tij.

(Kosova Sot Online)