“Dashuria për të bërë muzikë nuk ndalet me sezone”, Capital T thumbon me këto fjalë kolegët e tij

  • 28 May 2020 - 20:35
“Dashuria për të bërë muzikë nuk ndalet me sezone”, Capital T thumbon me këto fjalë kolegët e tij

Me anë të një postimi në ‘Instastory’, Capital T ka lajmëruar një tjetër projekt të cilin pritet ta sjellë në muajin qershor së bashku me albumin e tij muzikor të titulluar ‘Skulpture’. “Vetëm 5 muaj në 2020 me 4 super projekte pa e cek ‘Akull’ që ka dalë në fund të 2019. Edhe pse në karantinë nuk kemi fjetur por kemi qëndruar aktiv për njerëzit që e duan artin tonë dhe janë me ne në këtë rrugëtim edhe pse të gjithë kanë ndaluar me prodhimin se nuk dihet nëse do të kenë sezone, ne nuk po ndalemi se dashuria jonë për të bërë muzikë nuk ndalet me sezone. Sepse e dimë si njësoj për ushqim dhe filma, njerëzit kanë nevojë edhe për muzikë. E zgjata pak, në qershor gati një super projekt dhe albumi ‘Skulpture’”, ka shkruar artisti krah postimit të tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ai publikoi këngën më të fundit të titulluar ‘Flawless’, i cili u prit mjaft mirë nga ndjekësit e Capital T.

(Kosova Sot Online)