Pasi kënga me Afërdita Dreshaj i “shkatërroi” martesën, Agon Amiga habit me deklaratën e tij: Nuk do të bashkëpunoj më kurrë me vajza

  • 29 May 2020 - 10:25
Pasi kënga me Afërdita Dreshaj i “shkatërroi” martesën, Agon Amiga habit me deklaratën e tij: Nuk do të bashkëpunoj më kurrë me vajza

Reperi i njohur Agon Amiga gjatë një interviste me Skype në emisionin “Ftesë në 5”, ka folur si po e kalon periudhën e karantinës dhe sa ka ndryshuar jeta e tij që në momentin që është bërë baba.

Ndër të tjera ai ka folur për projektet muikore dhe nëse do të ketë bashkëpunime me artistë të tjerë.

Agon Amiga ka treguar se kishte në plan të bashkëpunonte me një këngëtare të re, por për shkak të mungesës së korrektistë nga ana e saj, ai ka vendosur që më me vajza nuk do të bashkëpunojë kurrë.

“E prita një javë, dy javë nuk erdhi, unë hoqa dorë. Pastaj më mori në telefon, më tha kur mundemi ta realizojmë, i thashë më vjen keq por nuk bëhet më ajo punë. Më tha nuk po ndihem mirë, jo kisha një operacion, jo kështu jo ashtu. E fshiva prej listës dhe nuk e bëra. I kam vënë vizën përgjithmonë bashkëpunimit me vajza“, tha reperi.

Vlen të rikujtojmë se para disa kohësh reperi i njohur ka patur një bashkëpunim me Afërdita Dreshaj ,një bashkëpunim që u komentua gjërë dh shkaktoi debate e zënka të shumta. Mendohet e pas atij bashkëpunimi fshihej një tradhti që u zbulua vetë nga bashkëshortja e reperit.

Edhe pse asokohe u nda nga bashkëshortja e tij, ata tani janë rikthyer bashkë dhe Agon Amiga dhe prej dy vitesh jeton në Gjermani së bashku me të dhe djalin e tyre një vjeçar, Noel.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Habit reperi Agon Amiga: S'do bashkëpunoj më asnjëherë me vajza! #Ftesënëë

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

(Kosova Sot Online)