I frymëzuar nga 6ix9ine, Sabiani tashmë ka flokë shumëngjyrësh dhe fotoja s’duhet humbur!

  • 29 May 2020 - 19:40
I frymëzuar nga 6ix9ine, Sabiani tashmë ka flokë shumëngjyrësh dhe fotoja s’duhet humbur!

Pas vitesh të tëra bjond, më në fund Sabiani vendosi të bëjë një ndryshim drastik në look-un e tij.

I frymëzuar nga reperi i famshëm amerikan. 6ix9ine, i cili ka flokë shumëngjyrësh, këngëtari vendosi të realizojë tek vetja të njëjtën pamje.

Në llogarinë e tij në Instagram, Sabiani ka ndarë një foto me flokët e rinj dhe ndjekësit janë befasuar nga ky ndryshim.

Pas komenteve nga më të ndryshmet në foton e tij, ai vendosi t’i heqë ndjekësve mundësinë për të komentuar dhe të shijojë i qetë look-un e tij të ri.

Nuk e dimë për sa gjatë ka vendosur ta mbajë këtë pamje, megjithatë kjo është hera e parë që Sabiani bën një ndryshim të tillë, ndaj meriton një duartrokitje për guximin!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

New look ë

A post shared by Sabiani (@sabiani_original) on

(Kosova Sot Online)