Mozzik rikthehet fuqishëm pas karantinës dhe ka gati jo vetëm një këngë, por një album!

  • 29 May 2020 - 22:48
Mozzik rikthehet fuqishëm pas karantinës dhe ka gati jo vetëm një këngë, por një album!

Trendi i momentit për të gjithë artistët është bërë tashmë lançimi i një albumi me këngë solo apo bashkëpunime me kolegë të ndryshëm.

Këngëtarë shqiptarë e të huaj kanë publikuar albumet e tyre që po korrin sukses të madh, ndaj ishte radha e Mozzik për një hap të tillë.

Nv llogarinë e tij në Instagram, reperi ka treguar se tashmë që karantina mbaroi nuk ka gati vetëm një këngë, por një album.

“Albumi 100%”- shkruan Mozzik krahas postimit duke lënë të kuptohet se do të kthehet fuqishëm.

Ai nuk ka dhënë ende detaje për emrin e albumit apo datën e publikimit, mirëpo fansat po presin me padurim.

Pak ditë më parë, Mozzik u bë sërish pjesë e mediave rozë pasi kaloi Bajramin me Loredanën dhe vajzën e tyre, Hanën.

Të gjithë menduan se çifti ishte rikthyer pasi Mozzik dhe Loredana u panë të vishnin të njëjtat rroba. (Lexo këtu)

Mirëpo, aludimet morën fund shpejt kur menjëherë sapo reperi u largua nga Zvicra, Loredana u fotografua krah Zuna-s me të cilin po përflitet prej kohësh për një romancë.

(Kosova Sot Online)