Kylie Jenner nuk është më miliarderja më e vogël në botë, ja çfarë ndikoi që biznesmenja të “rrëzohej” nga froni

  • 30 May 2020 - 10:42
Kylie Jenner nuk është më miliarderja më e vogël në botë, ja çfarë ndikoi që biznesmenja të “rrëzohej” nga froni

Kylie Jenner është deklaruar për të dytin vit rradhazi miliarderja më e vogël në botë sipas listës së Forbes.

Por biznesmenja e ka humbur fronin e saj. Kjo sepse sipas të dhënave të reja, 22-vjeçarja ka “gënjyer” rreth fitmeve të saj.

Në një artikull, Forbes shkruan se biznesi i saj i “Kylie Cosmetics” është më i vogël dhe më pak fitimprurës sesa ajo  dhe familja e saj kanë bërë që të besojnë industritë e kozmetikës, mediat, përfshirë edhe vetë Forbes.

Sipas revistës presigjioze kjo tregon sesa të dëshpëruar janë disa njerëz të pasur për tu dukur edhe më të pasur.

Bazuar në informacionet e reja, plus ndikimin e COVID-19, Forbes tani mendon se Kylie Jenner nuk është më një miliardere.

Më e vogla e klanit Kardashian shiti 51% të aksioneve të kompanisë së saj Kylie Cosmetics në një marrëveshje 1.2 miliardë dollarëshe në janar të këtij viti. Dhe kjo ëhstë një nga arkëtimet më të mëdha të të famshmëve të të gjitha kohërave.

(Kosova Sot Online)